Studiuesit identifikojnë biomarkerët që ndihmojnë në zbulimin e hershëm të preeklampsisë gjatë shtatzënisë

[ad_1]

Preeklampsia është një ndërlikim, në disa raste edhe i rrezikshëm, që shfaqet gjatë periudhës së shtatzënisë.

Preeklampsia karakterizohet nga presioni i lartë i gjakut dhe funksionimi i dobët i mëlçisë dhe veshkave shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Në shumë raste, preeklampsia është një gjendje e shërueshme, por nëse nuk trajtohet ajo mund të çojë në lindje të parakohshme apo pasoja fatale.

Një studim, i cili është realizuar në vitin 2020 nga Scientific Reports, zbuloi biomarkerë që mund të ndihmonin në identifikimin e hershëm të preeklampsisë.

Biomarkuesit janë masat e përdorura për të kryer një vlerësim klinik si presioni i gjakut ose niveli i kolesterolit dhe përdoren për të monitoruar dhe parashikuar gjendjet shëndetësore.

 

Studimi tregoi se në javën e 10-të ose 12-të të shtatzënisë, proteinat CMP brenda individëve, që më vonë identifikohej preeklampsia, ndryshonin nga ato gra shtatzëna të shëndetëshme.

Mirëpo, për shkak se trajtimi i preeklampsisë nuk ka ndryshuar shumë gjatë 100 viteve të fundit, ai ende është relativisht i pashpjegueshëm.

CMP janë grimca që përmbajnë proteina dhe lejojnë komunikimin mes qelizave.

 

Rikujtojmë se preeklampsia është një gjendje që karakterizohet nga presioni i lartë i gjakut dhe proteinuria.Kjo e fundit përmbanë nivele të larta të proteinave në urinë, të cilat mund të jenë të rrezikshme pasi ndikojnë në funksionimin e veshkave.

Sipas Dr.Fernando Mari, preeklampsia përfshinë simptoma të tilla si:

-Dhimbje koke,

-Dhimbje barku,

-Mungesë urinimit

-Presion i lartë i gjakut./GazetaShneta/

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *