Sulmuesi i Napolit rezulton pozitiv me koronavirus, klubi e dënon ashpër GB

I dëmtuar prej thuajse dy muajsh nē shpatull, gjatë një ndeshjeje të Nigerisë, sulmuesi i Napolit Victor Osimhen ishte shumë pranë rikthimit në fushë, por tani do t’i duhet të qëndrojë për disa ditë në izolim.

Kjo sepse siç njofton klubi napolitan, Osimhen kishte rezultuar pozitiv në tamponin e kryer së fundi dhe do të vendoset në izolim deri në shërimin e plotë, megjithatë shpresat e Gattusos janë që sulmuesi të jetë gati për ndeshjen e Superkupës së Italisë ndaj Juventusit më 20 janar, transmeton GazetaBlic.

Osimhen ishte në Belgjikë për të kuruar dëmtimin në shpatull, por para rikthimit në Napoli, kaloi një natë në Nigeri, ku mori pjesë në një festë të organizuar për ditëlindjen e tij. Në videot që qarkullojnë në rrjetet sociale shfaqet sulmuesi i Napolit duke festuar mes dhjetëra njerëzve dhe pa asnjë masë mbrojtëse.

Pikërisht kjo ka sjellë edhe acarimin e drejtuesve të Napolit, të cilët pritet t’i ngarkojnë një gjobë “të kripur” sulmuesit nigerian, i cili është blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit, por ka kontribuar shumë pak në fushën e lojës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *