Sulmuesi i njohur ndahet me A&N, e ardhmja e tij drejt Kazakistanit! GB

Futbollisti shkupjan, Husein Demiri ka mbyllur aventurën me skuadrën nga Prizreni, A&N.

Sulmuesi shkupjan, skuadrës që garon në Ligën e Parë të futbollit kosovar ju bashkua në shtator të vitit të kaluar, ndërsa edhe pse kishte kontratë deri në fund të sezonit, Demiri të njejtën ka kërkuar ta ndërpresë për arsye personale, shkruan “infosport.mk”, përcjell GazetaBlic.

Demiri gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Dukagjinin dhe Ferizajin në Kosovë, Kemi City në Finlandë dhe në Maqedoni Veriore ishte pjesë e klubeve si Shkupi, Makedonija Gjorçe Petrovi, Rabotniçki e Vëllazërimi.

24 vjeçari kërkohet nga disa klube tjera jashtë vendit tonë, ndërsa më e interesuar për shërbimet e Demirit, duket një skuadër nga kampionati Kazakistanit.

Por, Husein Demiri shihet i detirminuar për të vazhduar karrierën në Maqedioni Veriore për arsye familjare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *