Tayna reagon publikisht për herë të parë pasi Rina tha se do bashkëpunonte me të

Tayna reagon publikisht për herë të parë pasi Rina tha se do bashkëpunonte me të

[ad_1]

Tayna tha se gjithçka ishte një keqkuptim.

Rina Balaj pak muaj më parë befasoi me deklaratën kur tha se do ishte e hapur për një bashkëpunim me të gjithë artistët, shkruan lajmi.net.

”Do kisha bashkëpunuar me të gjithë, pa problem.”, tha Rina duke mos përjashtuar mundësinë e një bashkëpunimi me Taynën në të ardhmen.

Ndërsa së fundmi Tayna ishte e ftuar në “Shiko kush luan”, ku i është bërë pyetja e njëjtë për Rinën, reperja ka treguar se mes tyre tashmë nuk ka asgjë dhe se ka qenë e gjitha një keqkuptim.

Tayna vazhdoi duke thënë se Rina është këngëtare e mirë ku edhe tha se ‘diss’-et dhe thumbimet mes këngëtarëve ndodhin zakonisht për show.“Gjithçka ka qenë keqkuptim së pari, dhe nuk kam asgjë me të. Duket se është shumë vajzë e mirë, këngëtare e mirë…kështu që paqe.”, tha Tayna.



[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *