
Një grua nga qyteti i Vitisë është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi që pak minuta pas ndërrimit të moteve ishte goditur nga një predhë e armës së zjarrit.
E njëjta është dërguar në emergjencën e qytetit të Gjilanit dhe sipas mjekëve kujdestarë, gjendja e saj është e rëndë.
“Raportohet se viktima femër kosovare deri sa ishte në ballkonin e shtëpisë është goditur nga një predhë e armës së zjarrit.
Viktima është dërguar ne Emergjencën e Gjilanit dhe e njëjta sipas mjekut kujdestar, është në gjendje të rëndë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.Sipas Policisë, rasti është duke u hetuar.
Policia e Kosovës në vazhdimësi ka bërë thirrje që të bëhet kujdes gjatë festimit të vitit të ri dhe të mos gjuhet me armë.