Vaksina anti Covid: Këto janë kategoritë që përjashtohen nga vaksinimi GB

Në vende të ndryshme ka mbërritur dhe ka nisur injektimi i vaksinës anti-covid.

Papa Franccesku, madje, në një nga daljet e tij, bëri thirrje që të edhe të varfrit të vaksinohen.

Por ka edhe disa kategori njerëzish, që përjashtohen nga bërja e vaksinës.

“Nga vaksinimi përjashtohen 3 kategori.

Personat alergjikë, pasi kanë ndjeshmëri të shtuar ndaj përbërësve të vaksinës.

Janë gratë shtatzëna, që janë grupe të cilat rrezikohen, u rrezikohet fetusi. Pandaj është gjykuar që ato, të mos e bëjnë vaksinën.”

Një grua pasi lind, duhet t’i nënshtrohet një konsulte të imtë, për t’u vendosur që ta bëjë ose jo vaksinën anti-covid.

Kategoria tjetër janë fëmijët, por jo se përjashtohen, por se fëmijët e kalojnë në një formë të lehtë Covidin, ndaj është gjykuar, që të mos e bëjnë vaksinën.

Në dimër krahas Covidit qarkullojnë edhe virozat e stinës. Mjekët kanë këto këshilla si për ata që e kaluan Covidin, edhe për ata që nuk janë prekur prej virusit.

“Sugjerojmë konsumim të lartë të frutave që ndikojnë në forcimin e sistemit imunitar. Të tilla si portokallet, mandarinat”

“Këshillojmë një dietë ushqimore të rregullt, marrjen e vakteve të plota dhe në orare të caktuara.”

Për pacientët që e kaluan Covidin dhe kanë patur rënie në peshë, apo pafuqi, dobësi, lodhje, këputje, atëherë sugjerohet një shtim i masës së proteinave, si mish pule, mish i kuq etj.

Shumë pacientë tregojnë që kanë pasur humbje të oreksit nga Covidi, atëherë dieta për ta rimarrë veten duhet të jetë sa më e pasur.

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *