Vaksina më e mire largimi i Edi Ramës, 2021 viti i shpresës – FaxWeb

Vaksina më e mire largimi i Edi Ramës, 2021 viti i shpresës – FaxWeb

[ad_1]

Në ditën e dytë të viti të Ri, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi dhe Albana Vokshi kanë zhvilluar vizita në disa  nga familjet që janë në nevojë në zonën e Baldushkut  në Tiranës.

Kryefamiljarët theksojnë se kaluan plot një vit nga tërmeti 26 nëntorit  dhe ende kanë ngelur pa shtëpi, ku tregojnë se disave iu është hequr edhe ndihma ekonomike.

Sipas Bardhit, 2021 do të jetë viti i ndryshimi me një qeveri të re që mbështet njerëzit e nuk punon për veten. Bardhi ka deklaruar se Shqipërisë i duhet një vaksinë që të shërojë dështimet e qeverisë aktuale, dhe më e mira është largimi i Edi Ramës.

Viti i ri nuk ka ndryshuar asgjë për shumë familje. Ato vazhdojnë të jetojnë të braktisur nga qeveria dhe në varfëri ekstreme. Me disa prej tyre u takuan përfaqësuesit e PD, Gazment Bardhi dhe Albana Vokshi, duke dhënë mesazhin e shpresës së ky është viti i ndryshimit.

“Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës. Vetëm kështu do të shkojmë nga dështimet drejt suksesit, nga dëshpërimi drejt shpresës.” – theksoi Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi gjatë bashkëbisedimit në 3 familje në Baldushk.

E përbashkëta e tre familjeve ishte papunësia. Ato jetonin me fare pak të ardhura, në çadra plasmasi, me ndihmën ekonomike të ndërprerë pa arsye. Historitë që treguan kryefamiljarët janë të dhimbshme dhe revoltuese, për shkak të mashtrimeve dhe arrogancës me të cilën qeveria vepron kundër qytetarëve.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dha një mesazh shprese, duke inkurajuar qytetarët të bashkohen me ndryshimin në 25 prill.

“Gjithmonë e më shumë shqiptarë po kuptojnë se ka ende shpresë për të ndryshuar. Gjërat mund të bëhen ndryshe. Shqiptarët e kuptojnë se mund të kenë një qeverisje që kujdeset për qytetarët e jo një qeveri që kujdeset vetëm për veten. Për fat të keq në këto 8 vite na u premtuan 300 mijë vende pune, por për fat të keq u mbyllçn 300 mijë vende pune. Me besim tek njëri-tjetri, do të kemi mundësi këtë vit për të bërë ndryshimin, ndyshimin që pret shumica e shqiptarëve. Pa asnjë diskutim vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Edi Ramës, dështimeve të tij dhe gjithë pasojave që ka sjellë keqqeverisja në këto 8 vite, papunësi, rritje të kostos të jetesës, shtim të varfërisë, braktisje të njerëzve. Prandaj ndryshimi fillon nga një qeveri, që mbështet njerëzit dhe nuk punon për vete. ky është viti që do të bëjmë të mundur ndryshimin. Nuk e ka më në dorë Edi Rama. E kemi ne në dorë. Ne do të na keni në krah, sa herë te keni nevojë!” – u shpreh Gazment Bardhi.

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *