
Varianti i ri i koronavirusit, i shfaqur së pari në Britani të Madhe, është përhapur në të paktën 33 vende të botës.
Të infektuar nga ky mutacion i virusit ka në vende si: Australi, Belgjikë, Kanada, Kili, Kinë, Danimarkë, Finlandë, Francë, Gjermani, Islandë, Indi, Irlandë, Izrael, Itali, Japoni, Liban, Maltë, Holandë, Norvegji, Pakistan, Portugali, Singapor, Kore të Jugut, Suedi, Tajvan, Turqi, Emirate të Bashkuara Arabe etj.
Turqia ndaloi hyrjen e shtetasve britanikë, pasi zbuloi 15 raste me këtë variant të virusit.
Ekspertët shëndetësorë ende nuk kanë të dhëna nëse ky virus është më vdekjeprurës sesa variant i parë. Ajo cka dihet momentalisht është se përhapja e tij është shumë e shpejtë.