
Ish-trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, nga sot e tutje do të jetë shef i shtabit teknik të PSG-së.
Këtë e ka konfirmuar vetëm para pak çastesh vetë klubi parisien përmes një komunikate zyrtare, me ç’rast i ka uruar mirëseardhje argjentinasit, përcjell GazetaBlic.
Për 48 vjeçarin kjo do të jetë aventura e katërt në nivel skuadrash si kryetrajner, pasi më parë përveç Tottenhamit ka drejtuar edhe Espanyolin e Southamptonin.
Ditëve të ardhshme priten edhe takimet e para me drejtorin sportiv, Leonardo, ku më pas do të diskutojnë lidhur me planet e tyre, ku pika kryesore supozohet të jetë vazhdimi i kontratave me Mbappen dhe Neymarin.
Welcome Mauricio Pochettino ? pic.twitter.com/sMXDA7p5Hh
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) January 2, 2021
/GazetaBlic/