Zyrtare: Raste të reja me koronavirus, shtyhet edhe një ndeshje tjetër në Premier League GB

 Ndeshja në udhëtim e Fulham në Premier League ndaj Burnley të dielën është shtyrë për shkak të çështjeve të reja COVID-19 në klubin londinez.

“Ndeshja midis Burnley dhe Fulham, që ishte planifikuar për të dielën me 3 Janar, është shtyrë pas një takimi të Bordit të Premier League këtë mëngjes,” tha liga në një deklaratë, përcjell GazetaBlic.

Masa vjen pasi ndeshja e Fulhamit kundër Tottenham Hotspur të mërkurën u anulua gjithashtu për shkak të një “rritje të ndjeshme” në rastet pozitive COVID-19 brenda kampit të tyre.

/GazetaBlic/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *