Edon Zhegrova vizitoi Shkollën e Futbollit FC Prishtina

[ad_1]

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova ka vizituar sot Shkollën e Futbollit F.C Prishtina.

Zhegrova në të kaluarën ka qenë pjesë e Shkollës së Futbollit të FC Prishtinës, për të vazhduar më pas karrierën në Evropë, e aktualisht ndodhet në klubin e madh të Zvicrës, Basel, shkruan GazetaBlic Sport.

Përveç fotografive, e futbollit, Zhegrova di të bëjë edhe gjeste të mira, siç është ky i sotmi.

Më poshtë gjeni njoftimin e FC Prishtinës:

Edon Zhegrova vizitoi Shkollën e Futbollit F.C.Prishtina

Sot në ambientet e kompleksit të stadiumeve “Prince” në Prishtinë, Shkollën e Futbollit F.C.Prishtina e vizitoi futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës dhe Baselit të Zvicrrës, Edon Zhegrova. Zhegrova takoi futbollistët njomakë të shkollës tonë duke i përshëndetur ata dhe duke i njoftuar me zhvillimet e karrierës së tij futbollistike, prej fillimit të hershëm tek kategoritë e reja në futbollin e Kosovës, ku ai filloi karrierën në KF Flamurtari -pastaj iu bashkangjitë shkollës së futbollit F.C.Prishtina në kategorinë U13 e deri më tani ku aktualisht është pjesë e kampionit të shumfishtë zviceran FC Basel. Shkolla e Futbollit F.C.Prishtina falenderon përzemërsisht Edonin, me ç’rast i dëshirojmë suksese të pafundme në karrierën e ti futbollistike, gjithashtu edhe me Përfaqësuesën e Kosovës.
Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë në të ardhmen edhe në forma tjera.
Faleminderit Edon Zhegrova ?⚽️? !

[ad_2]

Source link
[source_url_encoded], [title_words_as_hashtags]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *