Gjenerali që u shndërrua në “Sandër Kimiku”/  Çfarë ndodhi gjatë dy viteve të Lleshajt si ministër i brendshëm (Të gjitha deklaratat dhe polemikat)

Gjenerali që u shndërrua në “Sandër Kimiku”/  Çfarë ndodhi gjatë dy viteve të Lleshajt si ministër i brendshëm (Të gjitha deklaratat dhe polemikat)

[ad_1]

Nga Fatjon Gjinaj-Fax News

Sandër Lleshaj do të mbahet mend si ministri që erdhi në detyrën e drejtimit të Punëve të Brendshme me bujë dhe u largua po me bujë. Edi Rama e propozoi Lleshajn më 09 Nëntor 2018 ndërsa Presidenti e la pezull emrin e tij për më shumë se një muaj duke pranuar ta zyrtartizojë më 17 Dhjetor të 2018. Rama e propozoi Lleshajn në këtë post pas largimit të Fatmir Xhafajt emri i të cilit u bë kryefjalë e ditës për precedentët kriminal të vëllait të tij.

Në letrën që Meta i ka dërguar Ministrisë së Mbrojtjes, theksohet se duke qenë se kandidatura e Sandër Lleshaj, vjen nga një karrierë e gjatë ushtarake, emërimi në detyrën e ministrit të Brendshëm, paraqet një problematikë themelore kushtetuese. Në nenin 69 të Kushtetutës, thuhet se nuk mund të kandidojë për deputetët pa hequr dorë nga detyra, ushtarakët në shërbim aktiv.

Ndërkohë që nenin 103 të Kushtetutës, thuhet se si ministër mund emërohen të gjithë personat që plotësojnë kriteret për të qenë deputetë.

Për këtë, Lleshaj u detyrua të hiqte dorë nga gradat për të marrë një post të rëndësishëm në kabinetin qeveritar. Pavarësisht refuzimit të Presidentit për të dekretuar ministrin e ri, kryeministri Edi Rama nuk rrinte duarkryq. Ai e emëron Lleshajn si zv. ministër të Punëve të Brendshme. Një ditë pasi e zyrtarizoi këtë më vendim qeverie, emri i Sandër Lleshajt vendoset përkrah kolegëve të kabinetit qeveritar. Në faqen zyrtare të Kryeministrisë, Sandër Lleshaj qëndroi për disa ditë me radhë si i vetmi nga Zv.ministrat i cili është rreshtuar përkrah anëtarëve të kabinetit.

Meta refuzoi propozimin e parë të Ramës, ndërsa ky i fundit ia ridërgoi kërkesën, por me një ndryshim, bashkë me të ishte edhe vendimi për heqjen e gradës së gjeneralit. Kreu i Shtetit nisi konsultimet me institucionet, ndërsa në një letër drejtuar kryeministrit, ministres së Mbrojtjes dhe kryetarit të Kuvendit, këmbëngulte te statusi dhe karriera prej ushtaraku.

Pasi Meta mori përgjigjet e kërkuara nga të gjitha institucionet për dosjen e Lleshajt, vendosi dekretimin për ta liruar nga grada e Gjeneralit, ndërsa më pas firmosi edhe dekretimin në postin e ministrit. Meta e mori këtë vendim në limitet e kohës ligjore për dekretimin e ministrit.

Me të marrë detyrën, Sandër Lleshaj zbulon karakterin e tij prej ushtaraku vetëm një ditë pasi ka marrë detyrën e zëvendës ministrit të Brendshëm me kompetencat e titullarit. Ai nxjerri një urdhër të brendshëm që ndalon rreptësisht gjatë ditëve të punës frekuentimin e kafeneve, restoranteve, njësive tregtare e çfarëdo mjedisi publik jashtë vendndodhjes për arsye pune nga punonjësit e ministrisë së Brendshme (përveçse për raste festash apo fatkeqësisht familjare dhe vetëm me lejen e eprorit). Të njëjtën gjë i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për uniformat blu.

Një tjetër propozim ligjor që ndezi debate të shumta, ishte rikthimi i forcave të ushtrisë në radhët e Policisë së Shtetit. Propozimi i tij u kundërshtua dhe nuk u kalua në atë kohë në Kuvendin e Shqipërisë. Lleshaj do të mbahet mend edhe si ministri që mbështeti me ngulm mbikqyrjen ambientale apo përgjimin e personave nën hetim, ç’ka ka ndezur një debat të madh pasi me këtë ligj do t’i jepen Policisë atribute që i ka Prokuroria. Por si çdo zyrtari i lartë që merr një detyrë, vëmendja është e gjitha tek objektivat. Në intervistën e parë televizive Sandër Lleshaj deklaroi se çdo efektiv i policisë me veprimet ose mos veprimet e tij, do të kishte fytyrën e ministrit të Brendshëm.

Përballja e Sandër Llleshajt me funksionet praktike të detyrës nuk ishte e lehtë, Protesta e studentëve që nisën në fund të vitit 2018 dhe që përkonte me periudhën e marrjes së detyrës prej tij, ishte një sfidë e madhe për qeverinë.

Kur konflikti institucional i nëntorit dukej se do të mbyllte vitin e trazuar të 2018-ës, dhjetori do të shënonte dhe kulmin e pakënaqësisë ndaj qeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Nëpërmjet rrjeteve sociale, do të paralajmërohej një protestë e studentëve.

Pavarësisht se protestat ishin paqësore, gatishmëria e forcave të rendit ishte në nivele të larta. Pakënaqësia e të rinjve u shtri edhe në qytete të tjera të vendit, si në Shkodër, Elbasan, Vlorë, Korçë e Durrës. Kjo protestë do të mbështetej edhe nga opozita, e cila kërkonte plotësimin e kërkesave. LSI-ja do të paraqiste amendamentin për të ndryshuar ligjin e “Arsimit të Lartë”. Ndërsa presidenti Meta do të kthente mbrapsht dekretin për buxhetin e Shtetit, me qëllim për t’i dhënë mundësi plotësimit të kërkesës së studentëve për rritjen e fondeve për Arsimin. Një kërkesë që u rrëzua me vota nga mazhoranca socialiste.

Në atë kohë opozita zyrtare ndodhej në parlament. U shfaqën seancat e tensionuara, Kryeministri do të goditej me vezë nga ana e një deputeti demokrat. Studentët i lanë afat Ramës, dhe në prag Krishtlindjesh kryeministri shpalosi planin e tij për plotësimin e kërkesave të të rinjve. Por nuk ishin përgjigjet që studentët kërkonin. Viti 2019 solli riaktivizim të protestave ndërsa studentët bllokuan auditoret. Pati ndërhyrje të policisë madje edhe skena të dhunshme ku disa të rinjtë u tërhoqën zvarrë korridoreve apo u goditën. Sandër Lleshaj u vendos të shënjestër të akuzave. Ai vetë mohoi që policia të jetë treguar e dhunshme apo të ketë kryer vepër penale. Lleshaj tha se ata që kanë bllokuar auditoret por një grup i vogël që po bllokojnë universitetin duke shpërfillur gjithë atë kauzë.

Pa ardhur Pranvera e vitit 2019, opozita nisi protestat, natyrisht ndër personat më të lakuar në debatet publike ishte Sandër Lleshaj, të cilit iu desh të merrte edhe nofkën e “Sandër Kimikut”. Kjo se ai për shpërndarjen e turmave urdhëroi hedhjen masive të gazit lotsjellës, për të cilin, opozita akuzonte se kishte lëndë helmuese kimike, madje hodhi edhe akuza rreth paligjshmërisë së tregtimit të saj. Në lidhje me këtë, Lleshaj do të deklaronte sa herë që pyetej, se gazi lotsjellës ishte një mjet që shpëtonte jetën e qytetarëve dhe efektiëve të policisë, pasi çdo mënyrë tjetër e menaxhimit të tubimeve mund të sillte viktima.

“Sandër Kimiku? Ata janë balistik. Kanë prodhuar gjak dhe viktima. Ajo kimia ime, ka bërë që njerëzit në darkë kanë shkuar në shtëpi dhe jo në varreza,”

Sandër Lleshaj fillon të shfaqet me dorë të hekurt. Në një nga deklaratat e tij, pikërisht pas protestës së 9-të kombëtare të opozitës, ai doli me një deklaratë për mediat, ku duke vlerësuar punonjësit e policisë edhe si trima, ai paralajmëronte masa të forta ndaj organizatorëve dhe personave që kreynin veprime të dhunshme. Në kulmin e një krize politike kur opozita kishte braktisur Kuvendin, Sandër Lleshaj do të shprehej:

“Ky grupim nuk po godet qeverinë, madje në një farë mënyre e forcon atë, nuk po godet as partinë e shumicës që ka qeverinë, ndoshta edhe atë po e forcon. Ky grupim parapolitik në radhë të parë po godet shtetin shqiptar, po dëmton vendin, imazhin e tij dhe perspektivën e tij euroatlantike.”

Më 17 Maj të 2020 shembet godina e Teatrit Kombëtar në qendër të Tiranës. Një simboli që prej rreth 3 vitesh kishte nxitur një dabet të ashpër, ku dhjetra artistë dhe aktivistë zhvillonin protesta të përditshme për të mos lejuar shembjen e tij. Mëngjesin e 17 Majit, kur kishte sinjale se do të bëhej një ndërhyrje, ashtu ndodhi. Forcat Speciale të veshura rëndë dhe me armatime sikurse u denoncua, u futën brenda godinës dhe nxorën prej aty me forcë aktivistët dhe artistët që bënin rezistencë.

Paralelisht me ndërhyrjen e policisë nisi edhe shembja e godinës, ndërsa u riaktivizuan protestat. Gaz lotsjellës, shoqërime në komisariate me forcë, procedime penale, akuza e kundërakuza, në shënjestër të të cilave qëndronte sërish Sandër Lleshaj. Ky i fundit, i akuzuar vazhdimisht për ashpërsinë në sjelljet dhe veprimet dhunshme të policisë. Anëtarët e Aleancës për Mbrotjen e Teatrit dhe banorët e Astirit janë ndër qytetarët që kanë pasur përplasjet më të mëdha me forcat e rendit e për rrjedhojë edhe akuzat ndaj Lleshajt.

Banorët e Astirit janë një tjetër përballje me të cilën do kishte të bënte Ministri i Brendshëm. Ata për rreth dy vite organizuan protesta të përditshme në rrugën ‘Teodor Keko’ ndërsa kundërshtonin projektin e Unazës së Re pasi e konsideronin korruptiv. Banorët pretendonin se ndaj tyre po bëhej padrejtësi pasi dhjetra banesa dhe biznese do të shembeshin e për to nuk do të jepej kompensim.

E vetmja rrugë që iu kishte mbetur ishte protesta dhe në shumicën e tubimeve të tyre u përballën edhe me forcën policore. Lleshaj u akuzua për tejkalim të kompetencave nga ana e shërbimeve policore edhe në protestën e banorëve të “Bregut të Lumit”, në të cilat hidhej gaz lotsjellës kundra familjareve dhe pleqve, fëmijëve e grave.

Situata e rëndë me kriminalitetin në vend dhe ngjarjet e rënda të pazbuluara natyrisht kishin të bënin me një sektor që përgjegjësinë kryesore e mbante ministri i Brendshëm. Gjatë kohës së drejtimit të tij, janë evidentuar raste të shumta të vrasjeve, rrëmbimeve, grabitjeve, kërcënimeve, tritole, në gjithë vendin por sidomos në rrethet Vlorë, Shkodër, Elbasan, Tiranë, Lushnje. Kërkohet informacion për punën e policisë në këto raste, thirret në interpelcanca e akuzohej nga selitë e partive opozitare. Për këto akuza, Lleshaj do të bënte një deklaratë të bujshme:

“Vetëm diktaktura e bën 0 krimin. Se e bën vetë shteti krimin. Nuk kemi pasur drogë këtu në vitin 1985. Është fakt. Një shoqëri demokratike nuk e ndalon dot. Thuhet u bë nami për një vrasje. Kjo gjë do të ndodhi përsa kohë do të kemi liritë. Rëndësi ka si i kemi instrumentat mbi të”.

Dora e hekurt e Sandër Lleshajt nuk ishte vetëm për qytetarët, por edhe vetë organizatën e Policisqë së Shtetit. Në një debat që po zhvillonte në Kuvend me deputetin Myslim Murrizi, do të bënte një deklaratë fyese ndaj kësaj organizae për të cilën do të kërkonte më pas ndjesë publike:

Operacioni Forca e Ligjit dhe formularët e saj të famshëm janë një tjetër çështje e cila vendosi në pozitë jo të lehtë Lleshajn. Ai u akuzua se formularët për vetëdeklarimin e pasurisë po dërgoheshin me selektim dhe personazhet e lidhur me qeverinë nuk preken.

Aktet Normative të dala me vendime qeveritare për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, ishin vendime që kërkonin domosdoshmërisht edhe angazhimin e Policisë. Shpërthyen gjobat për shkeljen e karantinës, thyerjen e fashave orare apo hapjen e bizneseve kundër vendimit të qeverisë. Në shënjestër të akuzave sërish ishte Policia e Shtetit dhe ministri i Brendshëm.

Sandër Lleshajt ia kushtoi postin e ministrit të Brendshëm vrasja e Klodian Rashës nga një efektiv policie. Ai dha dorëheqjen më datë 10 Dhjetor të 2020, pasi efektivi Nevaldo Hajdaraj u arrestua me akuzën se kishte kaluar kompetencat në ngjarjen e mëngjesit të 8 Dhjetorit, ndërsa priti ardhjen e kryeministrit Edi Rama pas 3 ditësh nga SHBA për ta bërë publike.

Në kryeqytet shpërthyen protestat e përditshme që kërkonin shkarkimin e tij dhe të drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut. Edhe në këto tubime u përdor gaz lotsjellës, mjetet ujëhedhëse dhe forca e policisë. Shumë të rinjë denoncuan dhunën, mediat transmetuan pamjet që tregonin një qytet kaotik dhe një polici të ashpër në veprimet e saj.

Një tender prej rreth 30 milionë eurosh për uniformat e Policisë ndezi një debat të ashpër. Partia Demokratike e konsideronte si një veprim korruptiv të Sandër Lleshajt teksa ky i fundit e mohon. Lleshaj shprehet se nuk është e vërtetë që ky tender të skualifikojë operatorët e tjerë, për të favorizuar një operator. Sandër Lleshaj tha se PD do të përballet në gjykatë për shpifjet, dhe se ai nuk është soji i politikanëve që vjedhin shtetin, ndërsa nga ana tjetër akuzohej se një kapele e punonjësit të policisë do të kushtonte 350 euro.

Një tjetër akuzë e ngritur ndaj Lleshajt ishte automjeti i tij. Ai u ekspozua në media duke lëvizur me një makinë luksoze për të cilën u raportua se kalonte vlerën e 100 mijë eurove. BMË-ja luksoze me targë AA 976 UT, sipas Lleshajt nuk ishte e tij, por e ministrit të Brendshëm që ishte ai, ndërsa përgënjeshtroi vlerën e saj të raportuar në media duke deklaruar se kishte kushtuar sa gjysma e shifrës së denoncuar.

Një personazh i mbyllur, shpesh i lakuar për një komunikim të vrazhdë me vartësit, por edhe me mediat, Sandër Lleshaj në funksionin e ministrit të Brendshëm do të mbahet mend edhe për deklaratat e pamenduara mirë, të cilat hapnin polemika të shumta. Ai qëndroi në këtë post për rreth dy vite ndërsa pasardhësi i tij është Bledi Çuçi, që mbante funksionin e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *