[ad_1]
Skuadra e Interit ka fituar edhe ndeshjen e radhës në Serie A ndaj Crotones.
Inter ka mposhtur Crotonen me rezultatin e thellë 6:2, shkruan GazetaBlic Sport.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin e barabartë 2:2. Crotone shënoi e para me Zanellatton, ndërsa Interi reagoi shpejtë me Lautaron dhe autogolin e Crotones. Më pas, Crotones fitoi penallti dhe Golemic barazoi rezultatin.
Në pjesën e dytë, Interi dominoi gjithçka dhe realizoi katër gola të tjerë.
Martinez dy herë, Lukaku dhe Hakimi shënuan për të vulosur fitoren e thellë të Interit në këtë duel.
Inter tani kalon në vendin e parë me 36 pikë, kurse Crotone në vendin e parafundit me 9 pikë.
/GazetaBlic Sport
[ad_2]
Source link