Mirënjohje e thellë për mikun dhe avokatin e çmuar – FaxWeb

Mirënjohje e thellë për mikun dhe avokatin e çmuar – FaxWeb

[ad_1]

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, ka përshëndetur me vlerësimet më të larta, kongresmenin Eliot Engel, i cili e mbylli pas 32 vjetësh, karrierën e tij si një anëtar i Kongresit Amerikan me një fjalim lamtumire. Për këtë mbështetës të fuqishëm të shqiptarëve kudo në botë, Basha u shpreh në Twitter, se ishte mirënjohës ndaj të gjithë veprës se Engel.

“Mirënjohja ime më e thellë për mikun tonë të çmuar dhe avokatin e palëkundur, Eliot Engel.   Faleminderit për mbështetjen tuaj jashtëzakonisht të nevojshme për tri dekada, që çoi në pavarësinë e Kosovës dhe tranzicionin demokratik të Shqipërisë, përfshirë anëtarësimin në NATO. Ne presim të vazhdojmë punën tonë të papërfunduar së bashku!”, shkruan Basha në postimin e tij në rrjetet sociale.

Kjo deklaratë e Lulzim Bashës erdhi pasi kongresmeni Engel lajmëroi dashamirësit dhe mbështetësit e tij nëpërmjet Twitter me këto fjalë:

“Pas 32 vitesh të mrekullueshme, sot është dita ime e fundit si një anëtar e Kongresit (Amerikan).

Ka qenë nderi i një jete të tërë që t’i shërbej popullit të Bronx dhe Westchester dhe unë jam përjetësisht mirënjohës që m’u dha mundësia për t’ju përfaqësuar në Uashington për 16 mandate.

Faleminderit që më dhatë besimin tuaj dhe më lejuat të jem zëri juaj në Kongres. Dhe faleminderit për të gjithë dashurinë dhe mbështetjen që më keni treguar mua dhe familjes time gjatë këtyre viteve”, u shpreh vetë Engel në fjalimin e lamtumirës.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *