Nuk është në planet e Contes, një skuadër surprizë tenton Eriksenin

Nuk është në planet e Contes, një skuadër surprizë tenton Eriksenin

Christian Eriksen do të largohet nga Interi gjatë merkatos së janarit. Mesfushori danez nuk preferohet nga trajneri Conte dhe klubi e ka nxjerr në merkato. Mediat italiane bëjnë me dije se një skuadër e re është futur në garë për të marrë shërbimet e tij. Bëhet fjalë për Valencian në Spanjë që ka kërkuar të marrë në huazim Eriksenin.

Për momentin pengesë mbetet paga e tij e lartë, 7.5 milionë euro që përfiton aktualisht te zikaltërit. Në ditët në vijim pritet të ketë një takim mes dy klubeve për të folur rreth së ardhmes së lojtarit që është me “valixhe” në duar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *