Turqia raporton mbi 11.000 raste të reja me COVID-19

Turqia raporton mbi 11.000 raste të reja me COVID-19

[ad_1]

Turqia raportoi 11.180 infeksione të tjera me koronavirus (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë 1.713 pacientë simptomatikë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i pacientëve arriti në mbi 2,23 milionë me shifrat e fundit, treguan të dhënat. Ndërkaq, 11.672 pacientë janë shëruar ditën e kaluar, duke e çuar numrin në mbi 2,12 milionë, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 21.295, me 202 viktima të reja.

Në gjithë vendin janë kryer 149.218 teste të tjera për COVID-19, duke e çuar totalin në mbi 24,81 milionë. Numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 3.764. Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në një postim në Twitter u shpreh se numri i pacientëve të sëmurë në gjendje kritike vazhdon të ulet në të gjithë Turqinë, duke i kërkuar popullatës që të ndjekin masat e sigurisë.

Turqia hyri në orë policore në mbarë vendin duke përfshirë festën tradicionale të Vitit të Ri që nga e enjtja në mbrëmje deri në mëngjesin e 4 janarit, si pjesë e masave për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri.


Top Channel



[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *