U.d. presidentja Osmani ngushëllon familjen Smaka

U.d. presidentja Osmani ngushëllon familjen Smaka

[ad_1]

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, dr. Vjosa Osmani, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Smaka, me rastin e vdekjes së Riza Smakës.

Telegrami i plotë i u.d. presidentes Osmani për familjen Smaka:

E nderuar familje Smaka,

Me dhimbje e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të z. Riza Smakës. Ai kontribuoi në sferën e jurisprudencës, duke qenë edhe anëtar i Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Gjithashtu ishte njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës. Profesor Smaka dha kontribut edhe në jetën parlamentare të Kosovës, duke qenë deputet në periudhën 2008-2011.

E nderuar Familje Smaka, jetoni me kujtimet më të mira për të, sepse ai la pas vetes një trashëgimi të pasur universitare e politike!

Në këto çaste të vështira për ju, bashkëndjej me Familjen Smaka!

I përhershëm qoftë kujtimi për të!


[ad_2]

BURIMI I LAJMIT [redirect_url]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *