[ad_1]
Real Madridi shënoi fitore të rëndësishme përballë Celta Vigos në cilësinë e vendasit, për të kaluar në krye të La Ligas, të paktën përkohësisht.
LEXO EDHE: Real Madridi në krye…përkohësisht!
Djelmoshat e Zidanes triumfuan pastër 2-0, me golat e Asensios e të Lucas Vasquez, përcjell GazetaBlic.
Pas ndeshjes, tekniku francez u shpreh i lumtur me këtë trepikësh, duke thënë se është shumë i rëndësishëm.
“E kontrolluam ndeshjen nga minuta e parë në të fundit. Pastaj, ajo që më pëlqeu ishte se bëmë presion pandërprerë. Në fakt ky është edhe identiteti ynë.
Gjithashtu jam i lumtur edhe me paraqitjen e mirë të Asensios. Po bën hapa para çdo ditë. Jam i gëzuar për të. Në përgjithësi, kjo fitore është tejet e rëndësishme në rrugëtimin tonë”, tha ndër të tjera Zidane.
/GazetaBlic/
[ad_2]
Source link