Një mbrojtës që largohet dhe një tjetër që afrohet, Milani “pa frena” në merkato

Një mbrojtës që largohet dhe një tjetër që afrohet, Milani “pa frena” në merkato

Milani nuk ka ndërmend të ndalet në merkaton e janarit. Kuqezinjtë kanë afruar zyrtarisht Meite nga Torino, ndërsa mbrëmjen e sotme pritet edhe ardhja e Mario Mandzukic.

Milani nuk ndalet me kaq pasi kanë gjetur akordin me Chelsea për Fikay Tomori që do të zyrtarizohet në ditët në vijim. Mbrojtësi do të vijë në formë huazimi me të drejtë blerje për 30 milionë euro.

Drejtuesit kuqezi po punojnë gjithashtu edhe për lojtarët që do të largohen. Mbrojtësi Andrea Conti do të bashkohet me Parmën dhe marrëveshja mes dy klubeve është arritur tashmë. Në ditët në vijim mbrojtësi italian pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe firmën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *