David Alaba është një hap larg Real Madrid. Austriaku më në fund duket se do plotësojë dëshirën për të luajtur me Galaktikët. Mediet në Spanjë e japin të sigurt kalimin, me mbrojtësin që ka një kontratë me bavarezët deri në verën e këtij viti.
Bayern do humbasë falas lojtarin, me këtë të fundit që nuk ka pranuar rinovimin. Edhe gazetari italian Fabrizio Romano raporton se qysh prej ditëve të para të janarit, Alaba e ka një parakontratë me Real Madrid, ndërsa në verë do jetë nën urdhërat e Zidane.