E bujshme/ Shqipëria mund të fitojë në tavolinë ndeshjen e Botërorit me Anglinë, ja arsyeja

E bujshme/ Shqipëria mund të fitojë në tavolinë ndeshjen e Botërorit me Anglinë, ja arsyeja

Shqipëri-Angli 3-0! Ky mund të jetë rezultati Ii sfidës së muajit mars mes dy përfaqësuesesve në kualifikueset e Botërorit 2022. Një rezultat që nuk do të ishte meritë e fushës së lojës, por e vendimeve qeveritare, në rastin konkret të shtetit anglez.

Laburistët po bëhen gati të propozojnë disa ndryshime në ligje sa i përket sigurisë ndaj COVID-19 dhe nëse kalohet në parlamentin britanik ashtu siç është kërkuar, Anglia do ta ketë të pamundur të vizitojë vendin tonë dhe të humbasë kështu sfidën në tavolinë pa shkelmuar topin.

Sër Keir Starmer ka propozuar që kushdo që hyn në Angli, në muajt në vijim, të karantinohet për 10 ditë në një hotel. Një propozim që nuk bën përjashtime as për sportistët e elitës, të cilët nëse do të dilnin nga Anglia, në kthimin e tyre do të detyroheshin të përfundonin në karantinë për këtë periudhë kohe. Në listën e propozuar nga laburistët, janë 33 vende, mes të cilave edhe Shqipëria e kësisoj, udhëtimi drejt vendit tone do të ishte i pamundur për Anglinë, pasi klubet sigurisht që nuk do të linin lojtarët e tyre të ishin pjesë e përfaqësueses e të mungonin në total 3 javë nga stërvitjet.

Por kjo lëvizje e laburistëve do të pengonte edhe zhvillimin normal të Europianit të këtij viti, ndeshjet e kampionatit anglez, të Ligës së Kampioneve apo aktiviteteve si regbi e Formula 1.

“Duke karantinuar të gjithë ata që mbërrijnë në vendin tonë, mund të mbrojmë popullatën dhe efektin e vaksinave nga llojet e reja të virusit”, shpjegoi Nik Tomas-Simonds i Laburistëve. Mediat britanike raportojnë se në ligj ka vend për përjashitme, por në momentin aktual, ligji do të çohet për miratim në mënyrën se si është, pa përfshirë aktivitete sportive në ata që shmangin karantinimin 10-ditor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *