Pa prisni pak! Çfarë e lidh Atdheun e “Për’puthen” me Morena Tarakun?

Pa prisni pak! Çfarë e lidh Atdheun e “Për’puthen” me Morena Tarakun?

Konkurrentëte “Përputhen” janë gjithmonë në qendër të vëmendjes edhe për jetën e tyre jashtë emisionit shumë të ndjekur, që tashmë përbën shumë bujë. Një ndër personazhet shumë të komentuar është edhe Atdhe Xhevarina. Së fundi ai është përfolur për një njohje me këngëtaren kosovare Morena Taraku, madje dyshja në fjalë janë shumë të afërt me njëri-tjetrin

Por cila është lidhja mes tyre?

Mësohet se këngëtarja Morena Taraku dhe vëllai i Atdheut janë miq të ngushtë me njëri-tjetrin, kjo gjë ka sjellë dhe njohjen e bukuroshes me konkurrentin e “Përputhen”.

“Vëllai im është më i mirë se i joti”, ka shkruar Morena në foton ku shfaqet me Butrintin, vëllain e Atdheut.

Ndërkohë, Butrinti shprehet se miqtë e vjetër janë thesar, duke treguar kështu se me Morenën njihet prej vitesh.

Atdheu bëri bujë në “Përputhen” që me hyrjen e tij në emision, ku tërhoqi vëmendje me fizikun dhe paraqitjen. Një veprim i tij që u përfol shumë ishte edhe puthja që i dha ish-konkurrentes Ana Lleshi, ku kjo e fundit u largua nga emisioni

Emisioni “Për’puthen” ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të skandalit që u publikua për lidhjen e Teas me Beartin, ndërkohë që ajo kishte dalë çift me Andin nga emisioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *