“Shpirti im e di se ç’po heq”/ Tea nuk mban më, i nxjerr të “palarat” Olsës

“Shpirti im e di se ç’po heq”/ Tea nuk mban më, i nxjerr të “palarat” Olsës

Pas sulmeve të shumta që po merr në rrjetet sociale, ish konkurrentja e Për’puthen, Tea Trifoni ka reaguar në një video në Youtube rreth episodit të djeshëm që u transmetua në emision. Ajo ka thënë se në natën e Vitit të Rik a qenë duke festuar me Beartin dhe familjen e tij ndërkohë që produksioni ka kërkuar foto me Andin.

“Vendosa të reagoj për Olsën. Për ty Olsa, e për të thënë boll vazhdove me mashtrime dhe e manipulove situatën si të duash ti, si bën gjithmonë. Boll më zhyte mua në humnera akoma më shumë nga ç’më ke zhytur se shpirti im e di çfarë po heq. Ti më duket e paske kujtesën pak të shkurtër Olsa. Por s’ka problem se t’i kujtoj unë ca gjëra.

Ti i dije të gjitha. Unë të kam kërkuar që të dal që në dhjetor por ti më nxirrje 100 justifikime. Unë dhe Andi kemi kërkuar të dalim si çift, të përputhur, të përplasur, të përleshur, sido që të ishte vetëm që të dilnim aty sa më shpejt.

Po pse moj Olsa harrove ti që për Vitin e Ri kur kemi folur bashkë, unë kam qenë në Kosovë te Bearti duke e festuar me familjen e tij. Pas kësaj ju më keni kërkuar të bëja foto me Andin. Foto që su bënë kurrë. Edhe unë për këto kam prova.

Na përmendni krimin tonë të rëndë që është giveaway. Bizneset që bëjmë ne, por në fakt bizneset i bën ti. Ti më ke mbajtur aty mua. Jo se më paske dashur, por se të interesonin reklamat dhe pjesa jote. Bizneset donin që të isha unë dhe Andi për të reklamuar ata. Ne nuk kemi marrë asnjë kokërr leku nga kjo.”, thotë ajo në video.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *