S’kane fund skandalet ne “Përputhen”, Ledjana është e fejuar jashtë emisionit?

S’kane fund skandalet ne “Përputhen”, Ledjana është e fejuar jashtë emisionit?

Rrjetet ociale po “shpërthejnë” nga lajmi se Tea dhe andi nuk ishin çifti i vërtetë i “përputhen”, por konkurrentja është në një marrëdhënie me Beartin, gjithashtu ish-konkurrent.

Ishin vetë Tea dhe Bearti, që vendosën të publikonin fotot e tyre si çift dhe kështu nisi e gjithë historia me sulme e akuza kundër produksionit dhe e anasjellta.

Pas këtij skandali u publikuan disa imazhe që shtonin dyshimet për një tjetër lidhje të fshehtë, Andi-Melisa, për të cilën në fakt përflitej prej kohësh. Melisa i ka mohuar të gjitha akuzat, mirëpo thashethemet vazhdojnë ende. Madje Shqipe Hysenaj, ish-konkurrentja që zbuloi e para edhe lidhjen mes Teas e Beartit, është shprehur në një intervistë se Andi dhe Melisa kanë nisur bashkëjetesën me njëri-tjetrin.

Ndërkohë skandalet brenda “Për’puthen” duket se nuk kanë fund dhe nuk do mbyllen me kaq. Së fundmi në media po qarkullon lajmi se Ledjana Prenga, vajza që ju bashkua programit disa javë më parë, është e fejuar.

Në rrjet po qarkullojnë disa thashetheme sipas së cilave, Ledjana është e fejuar dhe se partneri i saj ndodhet në burg në Belgjikë. Mirëpo këto fjalë nuk janë konfirmuar ende dhe nuk dihet se sa të vërteta janë. Megjithatë siç thotë edhe populli ku ka zë s’është pa gjë, por para se të dalim në përfundime presim një reagim nga vetë konkurrentja e “Për’puthen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *