8 vite në qeveri, Rama: Unë isha në emigracion, u ktheva për Shqipërinë

8 vite në qeveri, Rama: Unë isha në emigracion, u ktheva për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama sot ishte në Tiranë ku zhvilloi një takim elektoral në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.

Kreu i qeverisë që ka objektiv një mandat të tretë radhazi u kërkoi të rinjve që t’i besojnë PS-së për të mos ndaluar, sipas tij në mes reformat e ndërmarra.

“Unë nuk u futa në politikë se doja të isha politikan. Unë isha në emigracion dhe mua më ka shtyrë në këtë rrugë besimi shumë i fortë që ky vend bëhet.

Dhe nëse ky vend nuk është bërë dhe nëse në këtë vend njerëzit kanë rënë pre e recetave çudibërëse kjo ka ardhur se ajo shumicë njerëzish që besojnë te puna, vetja dhe guximi i tyre i kanë lënë të tjerët të marrin vendime për ata.

Unë kam hyrë në këtë rrugë, pasi nuk doja që fatin tim t’jua delegoja të tjerëve. Mos u lodhni, mos u dorëzoni, ngjitja në majë është e vështirë. Kjo botë është e atyre që nuk ndalen, që nuk pushojnë.

Nuk jam këtu për veten time. Nëse do të ishte në aspektin personal i kam realizuar të gjitha. I kam prekur të gjitha majat që mund të prekur dikush me politikë dhe i kam pasur të gjitha nderet që mund të ketë dikush që votohet nga popullit i tij. Por ka një dallim shumë të madh, ne, unë, Erioni, ju të gjithë, e duam pushtetin për Shqipërinë” tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *