SKANDAL/ Dalin pamjet, magazinat janë mbushur plot me miell e sheqer për të blerë votat?

SKANDAL/ Dalin pamjet, magazinat janë mbushur plot me miell e sheqer për të blerë votat?

Kandidati i LSI-së për deputet në qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo ka bërë një denoncim për të cilin thotë se është “një mega skandal”.

Në një postim në rrjetet sociale, shoqëruar dhe me foto, Tavo akuzon Qeverinë se “ka mbushur magazinat e Drejtorisë së Zjarrfikësve në Gjirokastër me tonelata ushqime për t’i shpërndarë tek banorët në shkëmbim të votës”.

POSTIMI I PLOTË:

MEGA SKANDAL/ “Rilindja” ka mbushur magazinat e Drejtorisë së Zjarrfikësve në Gjirokastër me tonelata ushqime për t’i shpërndarë tek banorët në shkëmbim të votës.

Ja prova e skemave për blerjen e votës dhe manipulimin e zgjedhjeve nga “Rilindja.”

Shikoni tonelatat me ushqime (sheqer, miell, makarona, kova salcë kosi, etj)

Në këtë akt penal janë të përfshira të gjitha institucionet shtetërore, si të pushtetit qendror ashtu edhe atij vendor.

Kanë nxjerrë zjarrfikëset jashtë për të mbushur magazinat me tonelata ushqime në këmbim të votës.

Ky skandal dëshmon përfshirjen e të gjithë aparatit shtetëror në hartimin dhe zbatimin e këtij plani anti-ligjor, korruptiv, dhe anti-demokratik, për të cilin unë personalisht do bëj një kallëzim në prokurori.

Këto prova ua kam paraqitur zyrës së OSBE/ ODIHR ambasadës së SHBA, Britanisë së Madhe, Gjermane, Franceze, Holandeze, etj, si edhe është dërguar si denoncim në portalin “Mbroje Votën” në faqjen zyrtare të Presidentit të Republikës.

U kërkoj organeve ligjzbatuese të kryejnë detyrën e tyre funksionale.

Të veprojë urgjentisht prokuroria që të mos preken provat nga shkelësit.

U bëj thirrje medias të shkojë urgjentisht në vendndodhje dhe t’i paraqisë mbarë publikut pamjet e plota të këtij skandali të madh.

Kjo është “Rilindja!”

E vendosur gjer në fund të përdorë çdo mënyrë të paligjshme dhe të turpshme për të ruajtur pushtetin.

Aspak e interesuar për zgjedhje të lira dhe demokratike, aspak e shqetësuar se BE pret zgjedhje me standarde dhe demokratike si kusht për procesin e integrimit, aspak e interesuar në vullnetin e lirë të banorëve të qarkut të Gjirokastër por zgjedh t’i fyejë ata me këto skema skandaloze dhe akte kriminale.

Shfrytëzon varfërinë e njerëzve për t’u blerë votën me ushqime. Varfëri që e ka shkaktuar vetë.

Turp të keni, Çuçi e me shokë që përdorni skema të tilla.

Largimi i “Rilindjes” është largimi i një të keqe dhe paturpësie të madhe.

Si një qark fisnik, plot vlera, krenar dhe me integritet të lartë, ta shporrim një herë e përgjithmonë këtë sekt të pavlerë, të ulët dhe të zhytur kokë e këmbë në paligjshmëri.

Vangjel Tavo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *