Kryemadhi: 25 prilli dita e ndëshkimit për Rilindjen

Kryemadhi: 25 prilli dita e ndëshkimit për Rilindjen

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se 25 prilli do të jetë dita e ndëshkimit për Rilindjen, e cila i ka shërbyer vetëm interesave personale.

Në një postim në Facebook, Kryemadhi teksa ka publikuar një video nga takimi elektoral në Kavajë tha se bashkimi në këtë moment historik do i bëjë të gjithë krenarë.

“25 Prilli është dita e ndëshkimit më të rëndë për Rilindjen që duke i shërbyer vetëm interesave personale të saj varfëroi njerëzit dhe shpopulloi vendin nga rinia.

Entuziazmin për këtë ditë e ndjej më së shumti te gratë shqiptare, të cilat duan ndryshim për familjet e tyre, për fëmijët e tyre. Ju jap fjalën si grua, si nënë, se bashkimi në këtë moment historik do na bëjë të gjithave krenare për ndryshimin që po sjellim në jetët e fëmijëve dhe familjeve tona”, shprehet Kryemadhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *