Nesër Shqipëria vendos, si funksionon identifikimi elektronik që nuk të lë të votosh dy herë

Nesër Shqipëria vendos, si funksionon identifikimi elektronik që nuk të lë të votosh dy herë

Këto zgjedhje nuk do të jenë të zakonta për disa arsye.

Përveç pandemisë dhe faktit se të infektuarit dhe emigrantët janë përjashtuar nga e drejta e votës, risi ka edhe në mënyrën sesi do të votohet dhe pajisjet që janë vënë në dispozicion për të shmangur manipulimet.

Kështu votuesit do të kalojnë në identifikimin përmes pajisjeve teknologjike. Edhe vëzhgimi me kamera në qendrat e votimit, parashikohet të shmangë votimin familjar dhe të monitorijë mbarëvajtjen e procesit të votimit.

Çfarë është aparatura PEI?

Në zgjedhjet e 25 prillit identifikimi i votuesve do të kryhet përmes Paisjeve Elekrtonike të Identifikimit (PEI). Kjo pajisje teknelogjike është dizienjuar dhe ndërtuar për identifikimin e zgjedhësve elektronikisht dhe nënshkrimin biometrik gjatë ditës së zgjedhjeve.

Identifikimi elektronik sipas KQZ-së do të parandalojë personat që tentojnë të votojnë më shumë se një herë.

Aparatura PEI identifikon kartën e identitetit apo pasaportën biometrike. Në momentin e vendosjes së dokumentit, në ekran paraqiten të dhënat personale të votuesit. Më pas atij i kërkohet të vendosë shenjën e gishtit dhe nëse votuesi është i rregullt nga pajisja del një letër në formën e faturës që e konfirmon këtë.

Kur ka tentativë për votim më shumë se njëherë, aparatura PEI, jep sinjal alarmi që tregon se votuesi tenton të votojë për herë të dytë. Në këtë rast, nga pajisja del një letër që tregon këtë tentativë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *