Ka siguruar plot 54.382 vota, kjo është ‘partia e re’ e këtyre zgjedhjeve

Ka siguruar plot 54.382 vota, kjo është ‘partia e re’ e këtyre zgjedhjeve

Numri i votave të paflefshme në këto zgjedhje është plot 54.382, ose e përkthyer në përqindje 5% e totalit të votave.

Siç raporton KQZ, deri më tani janë shpallur të pavlefshme 54 382 fletë votimi nga pak më shumë se 1 milion fletë votimi të nxjerra deri më tani nga kutitë e votimit.

Duke pasur parasysh që LSI ka 68 810 vota deri më tani, mund të thuhet që këto vota do të zinin vendin e katërt nëse do ishin parti.

Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, numri i votave të pafleshme është më shumë se dyfish më e madhe. Në vitin 2017 vetëm 2% e votave u shpallen të pafleshme.

Dyshohet se arsyeja e shpalljes së pavlefshme të kaq shumë votave lidhet me fletën e votimit në të cilën duhet të zgjedhësh për kandidatin e preferuar krahas partisë së preferuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *