DALIN PAMJET/ E denoncoi kandidati i PD-së, shihni momentin ku numëruesja e PS-së në Tiranë është me stilolaps në dorë dhe bën shënime në fletë

DALIN PAMJET/ E denoncoi kandidati i PD-së, shihni momentin ku numëruesja e PS-së në Tiranë është me stilolaps në dorë dhe bën shënime në fletë

Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Aldo Bumçi, përmes një prononcimi të bërë për FaxNeës pas mesnate denoncoi një tjetër incident të ndodhur në qendrën e numërimit te shkolla ‘Kushtrimi i Lirisë’ në Tiranë. Bumçi u shpreh se përfaqësuesja e Partisë Socialiste në këtë qendër votimi është kapur duke shënuar në fletën e votimit për ta shpallur të pavlefshme.

Siç mund të shihet dhe në videon e mëposhtme që është siguruar nga Fax News, numëruesja socialiste shihet duke plotësuar një fletë votimi, ndërkohë që Bumçi kërkoi hetim për rastin në fjalë.

Bumçi shprehet se ky rast është mundur të filmohet dhe përbën një akt të rëndë, lidhur dhe me faktin se shmica e fletëvotimeve të shpallura dy herë janë të shënuara dy herë dhe janë për PD-në.

“Përfaqësuesja jonë në një nga tavolinat por edhe vëzhgues të tjerë vunë re që përfaqësuesja e Partisë Socialiste ka shënuar në fletët e votimit. Kemi dhe pamje të filmuara me telefon në lidhje me këtë shkelje. Ne kemi besim te fitorja jonë, por ky është një akt i rëndë.

Në këto zgjedhje vihet re një numër rekord fletësh të pavlefshme. 60 mijë fletë që janë shpallur të pavlefshme janë afërsisht 10 mandate. Në shumicë e fletëve të pavlefshme mbizotëron Partia Demokratike dhe një subjekt tjetër, ku shiumica e fletëvotimeve janë të shkruara nga dy herë.

Nëse ne lidhim këtë ngjarje me këtë fenomen atëherë kjo është shqetësuese. Unë nuk po ngre konkluzione por ngre një shqetësim, i cili më pas duhet parë”, tha Bumçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *