Ku dështoi skema e opozitës? Gazetari tregon qarqet ku u humbën mandate për shkak se PD dhe LSI dolën të ndara

Ku dështoi skema e opozitës? Gazetari tregon qarqet ku u humbën mandate për shkak se PD dhe LSI dolën të ndara

Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri ka komentuar rezultatin parapak të zgjedhjeve të së dielës, ku PS po mban derimë tani 72 mandate, ndërkohë që PD dhe LSI kapin shifrën e 65 mandateve së bashku.

Në shpjegimin e tij Tomorri u shpreh se nëse PD-LSI në qarqet e vogla nëse do hynin bashkë do kishin rezultate më të mira. Në këtë rast vlen të përmendim qarkun e Gjirokastrës dhe Korçës, ku opozita do të kishte një mandat më shumë, pasi votat e LSI-së shkojnë dëm, sa kohë që nuk përkthehen në një mandat.

“Nëse e shikon në shkallë kombëtare votat e LSI janë në PD, dy forcat e koalicionit opozitar kanë funksionuar si rend ku njëra i ka dhënë tjetrës. Ajo që po ndodh tani është e para qarku i Korçës ku rezulatati tani është 6 PS dhe 5 PD, në këtë qark LSI sulmon një mandat, pra nuk e ka të pamundur. Ky është qarku ku LSI synon të marrë mandatin e 7, pasi të gjashtin e siguroi në Durrës ku edhe e synonte.

Nëse këto do ishin bashkë, prsh në Korçë PD-LSI do kishin një deputet më shumë. Në Gjirokastër votat e LSI nëse do ishin të ishin me PD rezultati do ishte 2 me 2 barazim.

Pra në qarqet e vogla nëse do hynin bashkë do kishin rezultate më të mira. Do kishin dy mandate më shumë nëse do hynin me listë të përbashkët, në këtë mënyrë opozita automatikisht do ishte në pushtet.

Opozita mund të bënte strategji më të mirë pavarësisht ndryshimeve të 5 qershorit. Gjatë fushatës ata kanë pasur esponente nga LSI dhe PD se filimisht në qarqe të caktuara mund të hynë dhe bashkë por mesa duket hynë të ndarë dhe kjo po i penalizon”, u shpreh Tomorri.

Kur janë numëruar 4653 qendra votimi nga 5199 që janë në total, PS ka marrë 48.66 % të votave në rang kombëtar, PS ka marrë 39.37 % dhe LSI 6.91%, ndërsa PSD e Tom Doshit 2.2%.

E përkthyer në mandate deri në momentet që flasim PS ka siguruar 72 të tillë, PD 59, LSI 6 dhe PSD 3.

Fitorja e mandatit të tretë nga ana e Edi Ramës është një rekord më vete në historinë demokratike të Shqipërisë, pasi asnjë forcë politike nuk ia kishte dalë që të qëndronte më shumë se 8 vite në pushtet.

Ndërkohë që PD e kryesuar nga Lulzim Basha, pavarësisht se ka një përmirësim të dukshëm të rezultatit në raport me 4 vite më parë, duket se nuk ka sjellë frymën e duhur që të mund të bënte ndryshimin e madh.

E zhveshur nga të gjitha pushtetet opozita hyri në këtë garë me bindjen se do ti fitonte zgjedhjet, por duket se kjo nuk ndodhi, edhe pse shpresat e tyre janë për një mrekulli deri në numërimin e kutisë së fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *