Nga 19 mandate në 2017-n, siguroi vetëm 4 në gjithë Shqipërinë/ Ku i humbi LSI-ja 15 mandatet

Nga 19 mandate në 2017-n, siguroi vetëm 4 në gjithë Shqipërinë/ Ku i humbi LSI-ja 15 mandatet

“Surpriza” e zgjedhjeve të 25 prillit ishte humbja e ndjeshme e LSI-së me 15 mandate më pak në krahasim me zgjedhjet e 2017-s.

Partia Demokratike pati një rritje të ndjeshme, nga 43 mandate në 2017-n, ka siguruar deri më tani 59 mandate, 16 më shumë nga 2017-ta. Ndërsa PS ka ruajtur rezultat të njëjtë, duke siguruar deri më tani 74 mandate, aq sa në zgjedhjet e kaluara.

Këto janë rezultatet nga numërimi i dreitanishëm, pasi janë në numërim e sipër votat në Tiranë dhe në Durrës, qarqe ku mund të ketë lëvizje mandatesh.

Megjithatë, LSI ka rënie të ndjeshme. Kjo forcë politike ka mundur të sigurojë vetëm 2 mandate në Tiranë, 1 në Fier dhe 1 në Shkodër. Ndërsa është “kokë me kokë” me PS-në në Durrës, ku nga numërimet e fundit mandati i kaloi PS-së.

LSI-ja në 2017-n në 11 qarqe të Shqipërisë (veçse në Kukës) pati siguruar të paktën nga 1 mandat.

Mandatet e humbura nga LSI, krahasim 2017-221

Qarku mandatet e humbura (-)nga 2017-ta në 2021

Berat – 2 mandate

Dibër -1 mandat

Durrës -1 mandat

Elbasan -2 mandate

Fier -1 mandat

Gjirokastër -1 mandat

Korçë -1 mandat

Kukës —

Lezhë -1 mandat

Shkodër ka ruajtur 1 mandat

Tiranë -3 mandate

Vlorë -1 mandat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *