Pas 20 vitesh, PS fiton në bastionin e demokratëve

Pas 20 vitesh, PS fiton në bastionin e demokratëve

Partia Socialiste ka marrë bastionin e demokratëve. PS ka fituar në Bashkinë e Vorës, me 54 % të votave. Vora njihet si një qytet që ka votuar prej 20 vitesh vetëm të djathtët. Drejtuesi politik i PS në Qarkun Tiranë, Erion Veliaj tha se ka pritur 20 vite për të dhënë një lajm të tillë.

“Kemi pritur 20 vite për ta bërë këtë lajmërim, kanë qenë 20 vite kur kemi qenë në opozitë, nuk jemi dorëzuar. Pas 20 vitesh PS sot ka fituar në Vorë me 54%”, tha Veliaj nga selia rozë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *