Shpërthen festa nga mbështetësit, PS-ja fiton Kavajën, Etjen Xhafaj mposht Grida Dumën

Shpërthen festa nga mbështetësit, PS-ja fiton Kavajën, Etjen Xhafaj mposht Grida Dumën

PS ka arritur të marrë shumicën e votave edhe në Kavajë, që ka qenë një prej bastioneve të përhershëm të Partisë Demokratike.

Menjëherë pasi u mbyll numërimi në KZAZ 42, socialistët shpërthyen në festë, ndësa kandidatin që mbulonte këtë zonë Etjen Xhafaj tha se ky ishte një sukses i padiskutueshëm i të gjithë ekipit.

“Është një fitore e shumëpritur dhe e mirëseardhur. Po rikonfirmohet vullneti i shqiptarëve për të vazhduar me Edi Ramën dhe PS. E sotmja mbaron me fitoren e PS por ne jemi bashkëpunues , do punojmë dhe për ata që nuk na votuan”, u shpreh Xhafaj nga KZAZ në Kavajë, ndërkohë që kundërshtarja e tij Grida Duma nuk e ka komentuar derimë tani rezultatin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *